Sport

F1, aksident i rëndë në nismë të garës në Silverstone

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fillim të garës për Shpërblimin e Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1.

Në aksident janë përfshirë shumë bolidë. Gara është ndërprerë dhe do të filloi sërish. Ngasësi kinez, Zhou Guanyu, që është pjesë e Alfa Romeos, është larguar nga shtegu me barelë, por është raportuar se nuk është lënduar rëndë.

Ai është ndeshur me George Russell të Mercedesit.