Sport

Nottingham Foresti transferon Bianconen

Nottingham Foresti e ka transferuar mbrojtësin francez, Giulian Biancone, nga skuadra e Troyesit.

Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin, ka shkruar “BBC” të dielën.

Skuadra e elitës së futbollit francez do të përfitojë rreth 6 milionë euro, e që është rekord për këtë skuadër.

Biancone, 22-vjeçar, e nisi karrierën te Monaco dhe i kaloi dy vjet si i huazuar te Cercle Brugge në Belgjikë, para se t’i bashkohej Troyesit në verë.

Me këtë ekip ka luajtur në 33 ndeshje në të gjitha garat. Realizoi një gol.