Sport

Eliminohet favoritja e “Wimbledonit”

Bartësja numër një, Iga Swiatek, është eliminuar nga “Wimbledoni" të shtunën.

Tenistja polake u eliminua nga Alize Cornet, duke u mposhtur 2:0 në sete (4:6, 2:6).

Swiatek ishte favorite absolute për të triumfuar në “Wimbledonin” e sivjetshëm. Ajo nisi turneun më të vjetër të tenisit pas triumfit në Grand-Slamin e French Openit.

Për Cornetin, që është bartësja e 37-të, është hera e dytë në karrierë që do të luajë në mesin e 16 më të mirave në “Wimbledon”.