Sport

Prishtina përforcohet me Dumanin

Skuadra e Prishtinës po vazhdon me përforcime në afatin kalimtar të verës. Së fundmi klubi kryeqytetas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë Gentrit Dumani.

Dumani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “bardhekaltërit”.

28-vjeçari në edicionin e fundit u aktivizua për Malishevën në Superligë.

Dumani në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës duke u aktivizuar nga viti 2015 deri në vitin 2018.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadra si Falmurtari, Drenica dhe Fushë Kosova.