Sport

Monaco dhe Manchester City arrijnë marrëveshje për Mendy

Monaco dhe Manchester City kanë gjetur akordin që mbrojtësi francez Benjamin Mendy te bashkohet me klubin anglez për 57.5 milionë euro, sipas mediave franceze dhe angleze.

23-vjeçari do të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, pas anglezit “Kyle Walker (ish-Tottenham), të cilin “Citizens” e morën në fillim të korrikut për 52 – 57 milionë euro.

I përgatitur në Havre dhe kaluar në Marseille, Mendy shkoi në Principate në qershor të 2016 për 13 milionë euro.

Pas portugezit Bernardo Silva (City) dhe patriotit te tij Tiémoué Bakayoko (Chelsea), Mendy është lojtari i trete kyç i  Leonardo Jardim, i cili largohet ketë verë nga kampionët e Francës 2017.