Sport

Chelsea pranë marrëveshjes me Man.City për Sterlingun

Bisedimet midis Chelsea dhe Manchester City për sulmuesin Raheem Sterling janë përshpejtuar ndjeshëm ditët e fundit.

Ekziston një besim nga të dyja klubet për arritjen e një marrëveshjeje për transferimin e anglezit në “Stafmord Bridge”.

Sterling është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga klubi londinez.

Anglezi do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me “Blutë e Londrës.

Chelsea për t’i siguruar shërbimet e Sterlingut do të paguajë 45 milionë euro dëmshpërblim.