Sport

Milan shkëlqen në Kinë, mund Bayernin 4-0

Ka dhuruar spektakël Milani në miqësoren e luksit që ka zhvilluar në Kinë përball Bayernit të Mynihut, të cilin e mundi me rezulatin 4-0.

E kompletuar tashmë me të gjithë blerjet e reja të momentit, skuadra e Montelës ka arritur jo vetëm të luaj më mirë se rivalët gjerman, por edhe të jetë më efikase në sulm apo në edhe në mbrojtje.

Pas Keisi që hap serinë e golave është i riu Kutrone që shënon dy herë dhe në fund Celhanolu, shënon golin e fundit. Me këtë sfidë Milani mbyll turneun kinez për t'u rikthyer në Europë ku do të luaj ndeshjen e raundit të tretë të kupës Europa League, përball rumunëve të Kraiovës më 27 korrik në transfertë.