Sport

Shenjëtari Sahiti i 12-ti në Oran

Garuesi I Kosovës, Nexhat Sahiti e ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive, disiplina 10 metra me pistoletë ajrore në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Sahiti garoi në premten, ndërsa në total mblodhi 564 pikë, duke përfunduar i 12-ti prej 19-të garuesve.

“Me pak fat, Sahiti ka mundur të hyjë në finale, ku u kualifikuan tetë garues”, ka shkruar Komitetit Olimpik i Kosovës (KOK).