Sport

Milani dhe katër lojtarë gjobiten për fyerje ndaj Interit

Ekipi i Milanit dhe katër futbollistë të tij, kanë gjobitur nga Federata e Futbollit të Italisë për fyerjet që i kanë bërë Interit gjatë paradës së festimit të titullit të kampionit në Serie A.

Milani ka marrë një gjobë prej 12 mijë eurosh, ndërsa gjobave nuk u kanë shpëtuar as Theo Hernandez, Mike Maignan, Sandro Tonali e Rade Kruniq.

Ky i fundit është gjobitur me pesë mijë euro, ndërsa tre të tjerët me nga katër mijë. Hernandez dhe Kruniq u dënuan për thirrjet “fyese, vulgare” për rivalin e qytetit, si dhe për shfaqjen e një pankarte fyese kundër Interit.

Ndërsa, Maignan u ndëshkua vetëm për banderolën.

Tonali u gjobit për veshjen e një fanelle që mbante një përshkrim “shumë ofendues, vulgar” ndaj Interit.

Milani e fitoi titullin e kampionit në Serie A në sezonin e fundit, me dy pikë më shumë se Interi.