Sport

Brahimi: Shpejtimi luftoi si luan në ring

Trajneri Besim Brahimi ka vlerësuar luftën që boksieri Shpejtim Bajoku tregoi në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjeri.

Bajoku i kategorisë deri 63 kilogramë u mposht nga boksieri i Algjerisë, Yahia Abdelli. Ai fitoi raundin e parë, ndërsa dy të tjerët i fitoi algjeriani.

Megjithatë, Bajoku e ka fituar medaljen e bronztë. "Shpejtimi luftoi si luan dhe tregoi vlera të larta në ring.

Tregoi se ka një të ardhur të ndritur dhe besoj se nga ai do të vijnë medalje të mëdha", ka thë Brahimi të enjten për KOHËN.