Sport

Veliu debuton me fitore te Gaziantepi

Valmir Veliu ka debutuar me fitore te Gaziantepi i Turqisë. Ai ka qenë titullar te skuadra elitare e Turqisë në miqësoren e luajtur të enjten kundër skuadrës rumune, Hermannstadt.

Gaziantepi fitoi me rezultatin 1:0. Veliu në fillim të kësaj jave iu bashkua Gaziantepit në stërvitje. Ai te skuadra turke u transferua nga Llapi për 180 mijë euro.

Veliu me Gaziantepin ka firmosur kontratë trevjeçare.