Sport

Juventusi interesohet për Kimpemben

Juventusi ka shprehur interesim për mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Presnel Kimpembe ka njoftuar “Football-Italia” të enjten.

Juventusi po e sheh francezin si zëvendësim ideal për Matthijs De Ligtin, i cili ka kërkuar largimin nga Torino. Për kartonin e Kimpembes, Juventusi është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë euro.

Kimpembe 26-vjeçar ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024 dhe sezonin e fundit ka regjistruar 41 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka edhe 28 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Francës.