Sport

Phillips prezantohet te City në fundjavë

Mesfushori defensiv Kalvin Phillips do të zyrtarizohet si përforcimi më i ri i Manchester Cityt këtë javë.

BBC ka raportuar të enjten se Phillips në fundjavë do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, përpara se të prezantohet te kampioni i Anglisë.

Ai pritet të firmosë kontratë pesëvjeçare me Cityn, ekip të cilit do t’i bashkohet nga Leeds Unitedi. City për transferimin e Phillipsit do t’i paguajë Leedsit 50 milionë euro dëmshpërblim.