Sport

Chiellini nis aventurën te Los Angeles FC

Mbrojtësi italian, Giorgio Chiellini, ka nisur të enjten punën te klubi i elitës së futbollit të SHBA-së, Los Angeles FC. “Jam shumë i bindur se ky klub është i përkryer për mua”, ka thënë 37-vjeçari në prezantimin e tij zyrtar.

Chiellini, i cili e la Juventusin në fund të sezonit pas 18-të vjetësh, do ta bartë fanellën me numrin 14-të te klubi i ligës MLS.

Bashkë me Gareth Balen do të jenë përforcime të ekipit që është lider në Konferencën e Perëndimit.