Sport

Ballkani lëshon në shitje biletat për ndeshjen ndaj Zhalgirisit

Biletat për ndeshjen në mes të Ballkanit dhe Zhalgirisit kanë dalë në shitje të mërkurën.

Ndeshja në mes të Ballkanit dhe Zhagirisit luhet më 5 korrik në orën 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe i takon raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Çmimi më i lirë është 3 euro, veri dhe jug, në lindje 5 euro, perëndim 8 euro dhe bileta VIP 20 euro. Të gjitha biletat do të shiten online.