Sport

Hendboll, Kosova ndaj Ishujve Faroe në kualifikimet për Botëror

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, ka mësuar kundërshtarin e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, ka njoftuar të mërkurën Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).

Kosova do të përballet me Ishujt Faroe pas shortit të tërhequr në Vjenë. Në short, Kosova ishte e para në vazon e dytë, ndërsa Ishujt Faroe ishin në vazon e parë.

Ndeshja e parë do të luhet më 2/3 nëntor kurse ajo e kthimit më 5/6 nëntor.

Në duelin e parë, Kosova do të jetë mysafire përpara se t’i pret Ishujt Faroe në përballjen e kthimit. Synimi i Kosovës është kalimi në raundin e dytë të kualifikimeve për Botëror.