Sport

Ibrahimoviq vazhdon me Milanin, por sakrifikon pagën

Zlatan Ibrahimoviqi e ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër me kampionin e Italisë, Milanin.

Megjithatë, mediumi italian “Gazzetta dello Sport”, ka shkruar të mërkurën se 40-vjeçari ka sakrifikuar pagën e tij për këtë qëndrim. Paga e tij do të jetë e lidhur edhe me numrin e ndeshjeve që do t’i luajë.

Për shkak të lëndimit që e pati në muajin maj, Ibrahimoviqi pritet të mungojë shtatë muaj.

Në sezonin e fundit, Ibrahimoviqi shënoi tetë gola dhe pati tri asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.