Sport

Simons transferohet te PSV-ja

PSV Eindhoveni ka siguruar shërbimet e mesfushorit Xavi Simons. Ekipi holandez ka bërë zyrtar transferimin e holandezit 19-vjeçar.

Simons te PSV-ja është transferuar si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin. Ai me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.

Simons është produkt i akademisë “La Masia” të Barcelonës dhe në vitin 2019 iu pati bashkuar të rinjve të Parisit. Ai në fillim të këtij viti u promovua në ekipin e parë të PSG-së dhe regjistroi nëntë paraqitje në të gjitha garat, ku e bëri vetëm një asistim.