Sport

Me “tepricat” e Prishtinës skuadrat e tjera po bëjnë para

Shend Kelmendi është futbollisti i fundit i larguar nga Prishtina, ku u llogarit "tepricë", e që më pas firmosi për një skuadër shumë më të madhe. Kështu, Kelmendi pak ditë pasi u largua nga Prishtina si i panevojshëm, firmosi me skuadrën më të madhe shqiptare aktualisht, Skënderbeun e Korçës, shkruan sot Koha Ditore.

Kelmendi, 22-vjeçar ishte një prej shtatë lojtarëve që u larguan këtë verë, pasi nuk ishin në planet e trajnerit Arsim Thaqi për edicionin e ri 2017\2018 në Superligën e Kosovës në futboll.

Largimi i Kelmendit dhe i disa të tjerëve, të dalë nga Shkolla e Futbollit e Prishtinës është përcjellë me reagime të shumta.

Tifozët ishin të ashpër, kurse edhe dy aksionarë, njëri prej tyre më i madhi, u larguan nga postet udhëheqëse në klub dhe kanë paralajmëruar shitjen e aksioneve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.