Sport

Berretini tërhiqet nga Wimbledoni pas infektimit me koronavirus

Matteo Berrettini, finalist i “Wimbledonit” në edicionin e kaluar, është tërhequr nga ky “Grand-Slam” pasi ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur të martën, ndërsa Berrettini njoftoi për tërheqjen e tij nga turneu në rrjetin social “Instagram”.

Bartësi i tetë i turneut duhej të luante me Cristian Garinin në raundin e parë.