Sport

Atl Madridi në kërkim të një sulmuesi

Atletico Madridi është në kërkim të një sulmuesi të ri.

“Fichajes” ka bërë të ditur se trajneri Diego Simeone është duke hulumtuar tregun për të sjellë në Madrid zëvendësuesin e Luis Suarezit.

Në listën e dëshirave të trajnerit argjentinas janë sulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca.

Por shuma që po kërkon skuadra e Sassuolos mund të bëjë të pamundur transferimin e italianit.

Në mesin e lojtarëve të dëshiruar janë edhe sulmuesi i Valencias, Maxi Gomez dhe Edinson Cavani.

Cavani tek Atletico Madridi po shihet si opsion. Sulmuesi mund të transferohet si futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin.