Sport

Liverpooli ofron Keitan për Rabiotin

Descriptive Text

Naby Keita dëshiron të largohet nga Liverpooli pasi nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme në edicionin e shkuar.

Mesfushori ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se është i hapur të gjejë skuadër të re.

Së fundmi mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e Liverpoolit i kanë ofruar Juventusit mundësinë që t’i shkëmbejnë lojtarët.

Klubi anglez i ka ofruar shërbimet e Keitas për mesfushorin Adrien Rabiot.

Rabiot mund të largohet nga Juventusi pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Massimilano Allegri.