Sport

Ultimatumi i Barcelonës për Dembelen

Ousmane Dembele ka vetëm 48 orë kohë për të vendosur nëse dëshiron të mbetet edhe më gjatë te Barcelona apo të largohet si lojtar i lirë.

Barcelona i ka bërë ofertë francezit për vazhdimin e kontratës.

Dembele ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi ka refuzuar kushtet e ofruara nga gjiganti spanjoll. Sulmuesi 25-vjeçar pjesë e Barcelonës është që prej vitit 2017.