Sport

Juventusi insiston për Paredesin

Ekipi nga Serie A, Juventus,i po insiston në transferimin e mesfushorit Leandro Paredes, përcjell “Tuttomercatoweb” të martën. Paredes është nxjerrë në shitje nga Paris Saint-Germaini dhe ekipi francez për lirimin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro.

Parisi ka refuzuar ofertën e Juventusit për shkëmbimin e Paredesit me sulmuesin Moise Kean, dhe ekipi italian pritet së shpejti të bëjë ofertë zyrtare për 27-vjeçarin.

Paredes ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024 dhe te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për mesfushën. Ai është pjesë e Parisit prej vitit 2019 dhe sezonin e shkuar ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.