Sport

Atletico nis negociatat për Emersonin

Mbrojtësi i krahut të djathtë, braziliani Emerson Royal, pritet të kthehet në La Liga pas një sezoni në Angli. “The Sun” ka raportuar se Emerson do t’i bashkohet Atletico Madridit, ekip që është në negociata me Tottenhamin për lirimin e tij.

Klubi spanjoll është në kërkim të një mbrojtësi të krahut për sezonin e ri, dhe trajneri Diego Simeone po insiston në 23-vjeçarin. Atletico po e kërkon huazimin e tij njëvjeçar me detyrim të blerjes për 30 milionë euro vitin e ardhshëm.

Emerson iu bashkua Tottenhamit nga Barcelona verën e shkuar dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026. Në 44 paraqitje për Tottenhamin, ai pati një gol dhe një asistim.