Sport

Komplikohet shitja e Muriqit

Shitja e Vedat Muriqit nga Lazio po bëhet edhe më e komplikuar gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se krerët e klubit po e kanë të vështirë shitjen e sulmuesit kosovar.

Për shërbimet e Muriqit në garë janë Mallorca dhe Galatasaray, por shuma e kërkuar nga klubi italian po e pamundëson shitjen e lojtarit.

Drejtuesit e klubit të Lazios po kërkojnë 12 milionë euro për ta lënë të lirë Muriqini.

Deri më tani asnjë nga skuadrat thuhet se nuk ka kontaktuar zyrtarët e klubit për të nisur negociatat për shitjen e lojtarit.