Sport

Dembele vendos këtë javë për të ardhmen

Descriptive Text

Menaxheri i Ousmane Dembeles, Moussa Sissoko, ka arritur në Barcelonë për t’u takuar me drejtuesit e klubit për të diskutuar të ardhmen e lojtarit.

“Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se menaxheri i lojtarit do të shohë kontratën e re, e cila i është ofruar sulmuesit të krahut.

Dembele nuk ka arritur ende të gjejë marrëveshjen për vazhdimin e kontratës që i skadon në fund të këtij muaji.

Menaxheri i lojtarit nuk e ka mohuar mundësinë që francezi të largohet si futbollist i lirë gjatë kësaj vere.