Sport

Atletico kërkon 70 milionë euro për Moratan

Descriptive Text

Atletico Madridi është në pritje të ofertave për Alvaro Moratan.

Sulmuesi është rikthyer te madrilenët pas huazimit te Juventusi. Por spanjolli nuk do të mbetet në edicionin e ri te klubi aktual.

Sipas “AS” drejtuesit e klubit janë në pritje të ofertave për Moratan.

Atletico Madridi po kërkon të paktën 70 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

29-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për Real Madridin dhe Chelsean.