Sport

Tottenhami siguron Richarlisonin

Skuadra e Tottenhamit ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin Richarlison, përcjellë të hënën “The Sun”.

Bëhet e ditur se Richarlison është pajtuar me kushtet e ofruara nga Tottenhami, që tani po negocion me Evertonin për transferimin e tij.

Evertoni për ta lënë të lirë brazilianin po kërkon të paktën 60 milionë euro dhe Tottenhami po punon për ta ulur çmimin.

Richarlison 25-vjeçar ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024, por ekipi anglez ka vendosur ta nxjerrë në shitje për të ulur koston e shpenzimeve për sezonin e ri.

Edicionin e fundit, Richarlison ka shënuar dhjetë gola në kampionatin anglez.