Sport

Milani kërkon huazimin e Ziyechut

Descriptive Text

Hakim Ziyech ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Serie A. “Calciomercato” ka raportuar të hënën, se interesim të fortë për marokenin ka shprehur skuadra e Milanit.

Mësohet se Milani tashmë ka nisur negociatat me Chelsean, ekip me të cilin Ziyech ka kontratë deri në vitin 2025. 29-vjeçari nuk ka bindur me paraqitjet e tij në dy sezonet e fundit dhe për këtë arsye pritet të largohet nga Chelsea.

Milani po kërkon huazimin e tij njëvjeçar me detyrim të blerjes në fund të sezonit 2022/23.

Për huazimin e tij, Milani ka ofruar pesë milionë euro, si dhe 25 tjera për transferimin e përhershëm vitin e ardhshëm.