Sport

Bernardo Silva mund t’i bashkohet Barcelonës

Descriptive Text

Bernardo Silva u largua nga Manchester City, ndërsa tani skuadra kampione e Premier Leagues angleze rrezikon ta humbë edhe një futbollist tjetër.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të dielën se Bernardo Silva është shumë afër largimit nga gjiganti i Premier Leagues, pasi e dëshiron kalimin te Barcelona.

Menaxheri i tij, sipas mediumit spanjoll, është takuar me zyrtarët e Barçës për të biseduar në lidhje me këtë çështje. Madje është raportuar se këto takime janë bërë që prej muajit janar.

Portugezi 27-vjeçar realizoi 13 gola dhe pati shtatë asistime në 50 paraqitje në të gjitha garat në edicionin e kaluar.