Sport

Bale e konfirmon transferimin te La Galaxy

Gareth Bale ka konfirmuar transferimin te skuadra amerikane, Los Angeles Galaxy.

Anësori uellsian largohet nga Real Madrid në fund të kontratës së tij.

32-vjeçari përmes “Twitterit” ka konfirmuar se do t’i bashkohet ekipit amerikan.

“Shihemi së shpejti në Los Angeles”, shkroi Bale.

Bale ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.