Sport

Liverpool kryeson garën për Bellinghamin

Jude Bellingham

Liverpooli po kryeson garën për të nënshkruar me mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

“The Sun” ka bërë të ditur se është trajneri Jurgen Klopp që po e dëshiron me çdo kusht anglezin.

Dortmundi është i hapur për ta shitur 18-vjeçarin në rast të ndonjë ofertë të majme.

Klubi anglez do t’i nisë negociatat me Dortmundin dhe shpreson se mund të arrijë marrëveshje gjatë kësaj vere.

Në garë për anglezin është edhe Manchester Unitedi.