Sport

Manaj në kërkim të një skuadre të re

E ardhmja e Rey Manajt te Barcelona vazhdon të mbetet e paqartë.

Sulmuesi është rikthyer te katalunasit pas huazimit te Spezia sezonin e shkuar.

Klubi italian ka vendosur të mos e shfrytëzojë të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit, në vlerë prej 2.7 milionë eurosh.

“Mundo Deportivo” bën të ditur se Manaj do të jetë nën urdhëratë e trajnerit Xavi Hernandez më 4 korrik.

Por drejtuesit e klubit po presin oferta për ta shitur gjatë kësaj vere sulmuesin shqiptar.

Manaj ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2023.

Si Barça, ashtu edhe lojtari janë duke tentuar të gjejnë formulën për transferim.