Sport

Pogba drejt Italisë

Descriptive Text

Juventusi është pranë finalizimit të kontratës katërvjeçare me francezin

Paul Pogba është aktualisht në Miami, teksa Juventusi finalizon detajet e kontratës së tij katërvjeçare, raporton “Sky Sports”.

Një marrëveshje është afër, por jo ende përfundimtare. Pogba zyrtarisht bëhet lojtar i lirë më 1 korrik, kur edhe i skadon kontrata me Manchester Unitedin.

Mesfushori 29-vjeçar te Unitedi u transferua në vitin 2016 nga Juventusi.