Sport

Juventusi do t’i nisë bisedimet me Neymarin

Neymar

Menaxheri i Neymarit ka hapur bisedimet me Juventusin për një transferim nga Paris Saint-Germain, gjatë kësaj vere. Braziliani pretendohet se ka qenë i shqetësuar nga komentet e fundit të presidentit të klubit, Nasser Al-Khelaifi, në lidhje me të ardhmen e tij.

Sipas “Sky Sports”, drejtuesit e klubit francez janë të gatshëm ta shesin yllin brazilian këtë verë.

30-vjeçari ka qenë i etur për një rikthim te Barcelona, por problemet financiare të gjigantëve katalanas e bëjnë më të komplikuar transferimin në La Liga.

Juventusi thuhet se është i gatshëm t’i nisë negociatat dhe të tentojnë transferimin e Neymarit.