Sport

Lewandowski kushton 60 milionë euro

Bayern Munichu është i gatshëm ta shesë Robert Lewandowskin te Barcelona për 60 milionë euro këtë verë, ka raportuar të shtunën “Sky Sports” i Gjermanisë.

Bavarezët kanë refuzuar çdo ofertë tjetër dhe do të veprojnë njësoj, nëse skuadrat do të ofrojnë më pak se kjo shifër.

Sulmuesi polak tash e disa muaj ka njoftuar se dëshiron të largohet nga klubi, një vit para se t’i skadojë kontrata me klubin bavarez.

33-vjeçari në sezonin e shkuar realizoi 50 gola dhe pati 7 asistime në 46 paraqitje në të gjitha garat.