Sport

Liverpooli e liron Salahun vetëm për 60 milionë funte

Liverpooli mund ta lërë të lirë sulmuesin e krahut, Mohamed Salah, për t’iu bashkuar Real Madridit këtë verë, vetëm për çmimin e 60 milionë funteve, ka shkruar të shtunën mediumi “The Sun”.

Për “të kuqtë” u raportua më herët se është duke menduar ndarjen e rrugëve me sulmuesin egjiptian vetëm nëse vjen oferta e duhur.

Gjatë javës që po e lëmë pas, nga Liverpooli u largua Sadio Mane, i cili iu bashkua Bayern Munichut.

Reali është kandidati kryesor për t’i siguruar shërbimet e 30-vjeçarit, i cili është kthyer në një prej lojtarëve më të mirë të historisë së Premier Leagues.

edicionin që shkoi, Salah realizoi 31 gola dhe pati 16 asistime në 51 paraqitje në të gjitha garat.