Sport

Kosova fiton ndaj Serbisë 2:0

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në rërë, e ka fituar duelin ndaj Serbisë me rezultatin zyrtar 2:0, pasi ekipi serb nuk u paraqit fare.

Kjo ndeshje i takoi Kampionatit Ballkanik që po zhvillohet në Balikesir të Turqisë.

Ekipi i Kosovës po përfaqësohet nga Fatlum Hajrizi dhe Erion Bajrami në konkurrencën e meshkujve.

Fitore të shtunën arriti edhe Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, e përfaqësuar nga Dhuratë Sylejmani dhe Valmira Ramadani. Kjo dyshe fitoi ndaj Turqisë me rezultatin 2:0 në sete me rezultat identik, 21:15, ka njoftuar Federata e Volejbollit e Kosovës.

Ndeshjen e radhës, Kosova te femrat do ta luaje në orën 15:40 sërish kundër Turqisë, kurse meshkujt në orën 14:00, luajnë me fituesin e Moldavisë apo Turqisë.