Sport

Bayern Munichu huazon sulmuesin shqiptar te Saarbruckeni

Sulmuesi shqiptar i Bayern Munichut, Marvin Çuni, është huazuar te skuadra e rangut të tretë të futbollit gjerman, FC Saarbrucken, për sezonin e ardhshëm.

21-vjeçari e vazhdoi kontratën deri në vitin 2024 në shtatorin e vitit të kaluar, ndërsa ishte huazuar menjëherë te SC Paderborni në Bundesliga 2. I zhvilloi 11 ndeshje.

Çuni u transferua te bavarezët nga SC Eintracht Freisingu në vitin 2012, dhe i kaloi të gjitha grupmoshat te Bayerni, deri tek U19.

Me Shqipërinë U19, Çuni ka pesë ndeshje të luajtura e dy gola të shënuar. Nuk ka luajtur ende me Shqipërinë U21.