Sport

City arrin marrëveshje për Kalvin Phillipsin

Manchester City ka arritur marrëveshje për ta transferuar mesfushorin e Leeds Unitedit, Kalvin Phillips, për çmimin e rreth 50 milionë funteve.

Futbollisti që përfaqëson Anglinë, Phillips, është shumë afër largimit nga skuadra e fëmijërisë. Ai luajti me skuadrën e parë, pas besimit që e pati në të trajneri Marcelo Bielsa.

Marrëveshja ende nuk është bërë zyrtare, pasi Phillips duhet të pajtohet me kushtet personale dhe t’i kalojë testet mjekësore.

26-vjeçari do ta mbushë zbrazëtinë që do ta lërë Fernandinho, i cili paralajmëroi largimin nga City pas nëntë vjetësh.