Sport

Jesus synon ta krijojë ekipin përreth Berishës

Fenerbahçe është duke u përgatitur për sezonin e ri, ndërsa mediat turke të premten gjatë ditës kanë shkruar se trajneri i ri Jorge Jesus, po e mendon krijimin e skuadrës përreth sulmuesit Mërgim Berisha.

Sipas mediumit “Milliyet”, 24-vjeçari Berisha do të jetë sulmuesi kryesor, pasi trajneri portugez beson në potencialin e tij.

Berisha luajti si titullar kundër Shkupit në miqësore dhe ka pasur përmirësime të mëdha në lojën e tij, edhe në aspektin fizik.

Berisha në sezonin që shkoi ishte shumë i kritikuar nga mediat dhe tifozët. Ai realizoi shtatë gola dhe asistoi tri herë në 30 ndeshje zyrtare për Fenerbahçen.