Sport

Mane do t’u nënshtrohet të martën testeve mjekësore te Bayerni

Sadio Mane do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Bayern Muencheni të martën, raportoi të hënën “Sky Sports” i Gjermanisë.

Sulmuesi i Senegalit do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me kampionin e Gjermanisë.

Liverpooli është pajtuar ta shesë sulmuesin senegalez për 40 milionë euro. Mane 30-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2023.

Ai shënoi 23 gola dhe kontribuoi me pesë asistime në 51 ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin.