Sport

Liverpooli me ofertë për Barellan

Skuadra e Liverpoolit po synon transferimin e mesfushorit Nicolo Barella gjatë këtij afati kalimtar të verës. “Calciomercato” ka bërë të ditur të hënën se Liverpooli tashmë ka nisur kontaktet me Interin për mesfushorin që po pëlqehet nga trajneri Juergen Klopp.

Për shërbimet e Barellas, Liverpooli ka ofruar kartonin e mesfushorit Naby Keita plus 40 milionë euro vetëm për ta bindur Interin në lirimin e 25-vjeçarit.

Barella është pjesë e Interit prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Ai është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në kampionatin italian.