Sport

Drita vazhdon përgatitjet në Ohër

Descriptive Text

Klubi i futbollit Drita ka vazhduar përgatitjet për kualifikimet e Ligës së Konferencës në Ohër.

Në Ohër siç shkruan në njoftim, Drita do t’i luajë tri ndeshje miqësore. Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Drita do të ketë punë me Inter Turkun e Finlandës.

“Klubi ynë FC DRITA sot është zhvendosur në Ohër për të vazhduar me fazën përgatitore para ndeshjeve të Evropës. Ekipi ka zhvilluar stërvitjen e parë pasditen e sotme dhe gjatë qëndrimit disa ditorë do të zhvillojë tri ndeshje kontrolluese për të cilat klubi do ju mbajë të informuar".