Sport

Sevilla, e hapur ta shesë mbrojtësin Konude

Skuadra e Sevillas u ka bërë të ditur skuadrave të interesuar për Jules Kounden se dëshiron ta shesë lojtarin duke mos dashur të përfshijë në ofertë shkëmbim të lojtarëve.

“Mundo Deportivo” ka raportuar se drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta shesin mbrojtësin francez në rast të ndonjë oferte të majme.

Për shërbimet e Konudes interesim kanë shprehur Barcelona dhe Chelsea.

Klubi spanjoll po kërkon mbi 60 milionë euro për 23-vjeçarin.