Sport

Chelsea me ofertë për Sterlingun

Chelsea thuhet se është duke përgatitur ofertën për sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

“The Mirror” ka bërë të ditur se është trajneri i londinezëve Thomas Tuchel që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta transferojnë anglezin gjatë kësaj vere në “Stamford Bridge”.

Trajneri gjerman po e sheh Sterlingun si përforcim të madh për sezonin e ri.

27-vjeçari pritet të largohet nga kampioni anglez, pasi nuk bënë pjesë në planet e trajneri Pep Guardiola.

Sulmuesi i krahut nuk e ka vazhduar kontratën me Cityn që i skadon në vitin 2023.