Sport

Roma kërkon Arthurin për Zaniolon

Skuadra e Romës i ka kërkuar Juventusit ta përfshijë mesfushorin Arthur Melo në negociatat për Nicolo Zanionon, përcjellë “Calciomercato” të dielën.

Bëhet e ditur se trajneri i Romës, Jose Mourinho e pëlqen shumë brazilianin Arthur, të cilin dëshiron ta ketë në ekip.

Në anën tjetër, te Juventusi nuk llogaritin në 25-vjeçarin, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij në dy sezonet e fundit.

Juventusi po insiston për Zaniolon, që ka kontratë me Romën deri në vitin 2024 por është i gatshëm të largohet nga kryeqyteti.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro. Arthuri ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025.