Sport

Australia mban gara të Formula 1 deri më 2035

Formula 1 do të mbajë gara në Melbourne të Australisë deri në vitin 2035.

Lajmi për vazhdimin e kontratës në Australi me shtetin e Victorias edhe për 10 vjet të tjera është bërë i ditur të enjten gjatë ditës, ka shkruar “Sky Sports” i Gjermanisë.

Megjithatë, detajet financiare nuk janë bërë të ditura.

“Pista e Melbournet është një nga garat më të veçanta për ngasësit, tifozët dhe ekipet. Melbourne është qytet internacional dhe dinamik, e që është i përkryer për sportin tonë”, ka thënë drejtori menaxhues i Formula 1, Stefano Domenicali, në komunikatën e Formula 1.

Garat në Melbourne mbahen nga viti 1995, kur e zëvendësoi “Grand-Prixin” e Adelaides.