Sport

Mane arrin marrëveshje me Bayernin

Sadio Mane ka arritur marrëveshje personale me Bayern Muenchenin që është në negociata me Liverpoolin për lirimin e tij. Kështu ka shkruar të mërkurën gazetari italian Fabrizio Romano. Ai ka bërë të ditur se Mane është pajtuar me kontratë trevjeçare te Bayerni, ku pritet të jetë lojtari më i paguar në ekip.

Megjithatë, bavarezët po kanë vështirësi ta bindin Liverpoolin, ekip që tashmë ka refuzuar dy oferta për sulmuesin senegalez.

Pritet që Bayerni të ofrojë mbi 40 milionë euro për ta siguruar transferimin e Manes, i cili ka njoftuar Liverpoolin se do të largohet këtë verë. Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023.